Mitrovicasit që ia vodhën veturën para 1 jave, ia gjen Policia – fton hajnat për kafe

Një qytetar nga Mitrovica ka rrëfyer se si i është vjedhur vetura, të cilën pas një jave i është gjetur nga Policia e Kosovës.

Behxhet Uka nga Mitrovica përmes një postimi në Facebook pasi i është gjetur vetura nga Policia e Kosovës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë tek policia.

Ai i ka ftuar personat që ja vodhën veturën për kafe, siç ka thënë për t’i pyetur çfarë ju kishte borxh.

Postimi i qytetarit nga Mitrovica:

Unë Behxhet dhe Ajet UKA, tash e sa vite kemi biznesin tonë familjar këtu në Kosovë dhe në Gjermani, andaj përmes këtij shkrimi dëshiroj të falenderoj Policinë e Shtetit të Kosovës, në veqanti Njësin e Auto-Krimeve në Prishtinë, dhe tu bëje thrrje biznesmenëve dhe qyetarve Shqiptarë, që ti zgjidhin problemet përmes policisë së Kosovës dhe të besojnë tek shteti ynë Kosova, e që ku neve pagujmë taksa.

I gjendur i papergatitur dhe i pafuqishëm përpara një situate që mund të përfundonte në lëndim fizik dhe shpirtëror, mjaftoi një numër telefoni me tre shifra 192.

Në vendngjarje mbrriti policia e shtetit të Kosovës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm për afro një jave na ndihmuan në qështjen që kemi pasur ne së fundmi duke na e kthyer automjetin tonë Mercedes GLE, të cilin na e kishin vjedhur Hajnat, kete automjete vetëm sa e kishim blerë së bashku me vëllaun tim Ajetin i cili punon dhe vepron në Gjermani, andaj unë dhe familja ime UKA, jemi bërë të ndjehemi krenar me me Policin e Kosovës dhe që jam një qytetar i Republikes së Kosovës.

Duke parë gjithë atë angazhim te forcave të Policisë së Shtetit të Kosovës, u ndjeva me turp se jo përherë kam pasur qejf të paguaj tatim taksat ndaj shtetit.

I bëj thirrje njerzve të thjeshtë që punojnë ndershëm për të siguruar bukën e gojës, botës së biznesit, intelektualëve që bëjnë lloj lloj analizash, të mbështesin Policine e Shtetit të Kosovës dhe ti inkurajojm moralisht ata në përbushjen e misionit që ajo/ata i ka vënë vetës e ku njeriu i thjeshte është në qender. Këtë e provova vetë.!

Respekte për Policin e Kosoves

Une Behxhet Uka Shpresoj qe ju tre Hajdutet do mundohem te ju njoftoj edhe do ja u qeras nga nje kaffe edhe do me jepni pergjigje qe qka ju kam pasur borq qe ma vodhet kerrin dhe nese jeni Burra ejani takohemi ball per ball