Mitrovicasi raporton në Polici se i është zhdukur gruaja: Pardje doli në 6 të mëngjesit dhe nuk u kthye më

Një burrë nga Mitrovica ka njoftuar Policinë e Kosovës se gruaja e tij është zhdukur prej dy ditësh.

Sic konfirmojnë Policia, burri ka thënë se më datë 30 nëntor i ka dalë gruaja nga shtëpia në 6:00 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka hasur në ndonjë gjurmë të gruas, mirëpo thonë se rasti vazhdon të hetohet.