Mario Mitaj

Mitaj: Rezultati nuk ishte i drejtë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë miqësore na muajin mars.

Kuqezinjtë janë mposhtur në udhëtim te Suedia me rezultat minimal 1-0, derisa bën një paraqitje shumë më të mirë se në ndeshjen e parë ndaj Kilit.

Një nga më të mirët në fushë ishte Mario Mitaj, i cili ka folur për Super Sport për humbjen e pësuar, por edhe për zërat që e lidhnin me Juventusin ditë më parë.

Një ndeshje e mirë, por sërish humbim. Çfarë ndodhi?

Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit, që besoj se nuk është i drejtë. Mund të kishim marrë edhe më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen që bëmë si skuadër.

Në aspektin personal ke bërë mirë në fazën mbrojtëse, por mos ndoshta duhet të shohësh më shumë në gjysmëfushën kundërshtare?

Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri. Nëse ai më thotë që të qëndroj më shumë mbrapa dhe të fokusohem në aspektin mbrojtës, atë duhet të bëj.