Misteri, si doli kjo makinë nga uji pa asnjë ndihmë?

Ky është momenti i pabesueshëm kur një makinë ka dalë nga një rrugë e përmbytur pa u tërhequr nga asnjë mjet tjetër.

Në një video të publikuar në Twitter, shihet makina e mbuluar tërësisht nga uji që del në sipërfaqe.

Ngjarja e jashtëzakonshme u filmua në Monterrey, Meksikë që po vuan pasojat e shirave të dendur që nga e shtuna.

Rrugët janë përmbytur dhe niveli i ujit vazhdon të rritet duke zhytur rreth 20 makina në rrugët kryesore.

Pamjet e filmuara shkëputen në momentin që makina del tërësisht nga sipërfaqja e ujit dhe kalimtarët afrohen tek mjeti për të ndihmuar shoferin/en, duke mos lejuar të kuptohet se kush ishte në timon dhe sesi një ngjarje e tillë ishte e mundur.

https://www.instagram.com/p/B1nuxS4AiMX/

loading…