Misioni i SHBA-së në NATO në një reagim në profilin e tyre zyrtar në platformën “X” kanë thënë se NATO është duke ndërmarrë hapa kujdesshëm për t’u siguruar se KFOR-I ka forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mandat KFOR-it më 1999 të ketë një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në reagim.

Tutje misioni i SHBA-së potencon se KFOR-I vazhdon të mbështes zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multi-etnike.

 Ky qëndrim i misionit të SHBA-së në NATO ka ardhur pasi ministrat e jashtëm të NATO-s kanë diskutuar situatën në Ballkan Perëndimor e ku kanë përsëritur përkrahjen e palëkundur për KFOR-in.

#NATO is taking prudent steps to ensure KFOR has the forces it needs to fulfil its UN mandate impartially. The United Nations Security Council gave a mandate to #NATO’s Kosovo Force in 1999 to have a neutral peacekeeping mission. @NATO_KFOR continues to support the development of… pic.twitter.com/Isd7KDnVQJ

— U.S. Mission to NATO (@USNATO) November 28, 2023