Misioni i Iranit në OKB ka thënë se rrethanat e vdekjes së Yahya Sinwar do të forcojnë “shpirtin e rezistencës” tek të tjerët.
Sinëar me sa duket u vra gjatë luftimit të forcave izraelite në Rafah, në vend se të ishte në një bunker siç e kishte portretizuar vazhdimisht Izraeli.
Ushtria izraelite postoi pamjet me dron të liderit të Hamasit, me sa duket ka humbur një pjesë të krahut të tij, i ulur në një kolltuk i veshur me rroba beteje dhe një keffiyeh në një apartament të rrënuar në Rafah. Ndërsa shikon dronin, ai hedh një objekt në të, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Në një deklaratë të postuar në X, misioni iranian i OKB-së tha: “Kur forcat amerikane tërhoqën zvarrë një Sadam Husein të çoroditur nga një vrimë nëntokësore, ai iu lut atyre që të mos e vrisnin pavarësisht se ishte i armatosur. Ata që e konsideronin Sadamin si modelin e tyre të rezistencës përfundimisht u shembën. Kur myslimanët të shohin dëshmorin Sinwar duke qëndruar në fushën e betejës – me veshje luftarake dhe jo në një strehë, por përballë armikut – shpirti i rezistencës do të forcohet. Ai do të bëhet model për të rinjtë dhe fëmijët që do të çojnë përpara rrugën e tij drejt çlirimit të Palestinës. Për sa kohë të ekzistojë pushtimi dhe agresioni, rezistenca do të zgjasë, sepse dëshmori mbetet i gjallë dhe burim frymëzimi”.







