Pas rikthimit të ndjekjes së njëri-tjetrit në Instagram me Vesa Vllasaliun, duket se sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka marrë një vendim që i ka surprizuar ndjekësit.

Futbollisti është zhdukur nga rrjeti social, duke mos u gjetur as në listën e ndjekësve të Vesës, e as në Instagramin e tij publik.

Megjithatë, një detaj në profilin e Vesës – një zemër me dry, sugjeron se kjo lëvizje nuk lidhet me marrëdhënien e tyre.

Por sot, përveç kësaj vendimmarrjeje, Daku ka përjetuar një dhimbje të madhe personale.

Përmes një postimi prekës në Facebook, ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, Haxhiut, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e tij të pazëvendësueshme.