Mirlind Daku pjesë e formacionit të vitit në Slloveni

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku ka mbyllur një sezon fantastik në ligën elitare të Sllovenisë.

Daku ka shënuar 18 gola për skuadrën e Murës, duke qënë realizatori i dytë më i mirë në këtë shtet.

25 vjeçare për të arriturat e tij është shpërblyer duke u zgjedhur në formacionin e vitit nga sindikata profesionale e futbollisteve sllovene.

Me paraqitjet që i ka pasur gjatë këtij sezoni Mirlind Daku, pritet që karrierën ta vazhdoj në ndonjë ligë edhe më të fortë pasi interesimi për të nuk ka munguar nga ekipet e ndryshme.