Çifti i shumëpërfolur shqiptar kanë nisur pushimet përrallore duke i shijuar kështu në maksimum.
Pas një sezoni të gjatë pune, Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe vogëlushja e tyre, Ameli, kanë nisur pushimet, duke udhëtuar kështu drejt ishujve Maldives.
Këtë e ka dëshmuar vet Miriam e cila po publikon foto vazhdimisht nga këto pushime luksoze.
Së fundmi ajo ka publikuar një imazh në Instagram, teksa shihet në bregdet me një pamje mahnitëse.







