Mirena tregon se çka i ndodhi Valon Sylës nga qentë endacak: Një ditë ka hypë mbi haubë tu ik prej tyre

Problemi me qentë endacak është duke vazhduar ende, përkundër premtimeve e projekteve nga Komuna e Prishtinës.

Gazetari Ilir Mirena e ka quajtur skandaloze që është duke vazhduar ende ky problem.

Është turp, skandaloze për një vend si Kosova, për një kryeqytet. Nuk besoj që në Evropë ka ndonjë kryeqytet që e ka këtë problem”, tha ai.

Tutje Mirena ka treguar një ngjarje me qentë endacak që i ka ndodhur Valon Sylës.

Një natë ke hyp mbi kerr, mi haubë, tu ikë prej tyre“, i tha Mirena Sylës në T7.