Mirena: Secili nxënës nga Kosova që ka marrë pjesë në PISA, është me i dijshëm dhe më i shkathët se Arbërie Nagavci

Analisti Ilir Mirena, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA-s, ku ka kritikuar ministren Arbërie Nagavci dhe qeverinë.

Mirena ka pyetur se ka ndonjë sektor ku pushteti ka shënuar ndonjë rezultat pozitiv.

Ai ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se “secili nxënës nga Kosova qe ka marr pjese ne testin Pisa është me i dijshëm dhe me i shkathet se sa ministrja jone.

Reagimi i tij:

Para se te shokohemi me rezultatin e nxenesve tane ne testin Pisa, a mundeni dikush me permend nje sektor te vetem ku ky pushtet ka shenuar ndonje rezultat pozitiv?…

K’ta ku po prekshin, si me e prek murtaja.

Edhe, mos harroni kend e keni ministre te arsimit. Arberie Nagavcin. Secili nxenes nga Kosova qe ka marr pjese ne testin Pisa eshte me i dijshem dhe me i shkathet se sa ministrja jone, por sistemi arsimor keta nxenes eshte duke i shkaterruar intelektualisht.

Nje ministre si Nagavci eshte ofendim per secilin mesimdhenes dhe nxenes te Kosoves dhe krejt ata qe jane te perfshire ne sistemin tone arsimor, nga univeristetet e deri ne parashkollor.

Kam qejf me ua kujtu, qe qytetaret paten vendos bash kesaj ministreje me ja dhane 21 mije e 800 vota, me 14 shkurt 2021.