Mirena ironizon me Kurtin: N’moshën 50 vjeçare me u mësu prej librave se si me negociu, dije që t’ka rru koftlargti

Analisti Ilir Mirena është tallur me deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se po përgatitet për takimin me Vuçiqin më 18 mars, duke lexuar literaturë për bisedime e negociata.

Mirena në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në moshën 50-vjeçare nuk është e preferueshme që të lexohet dhe të mësohet se si duhet të negociohet.

“Kur t’mbetsh n’moshen 50 vjeçare me u mesu prej librave se si me negociu, dije qe t’ka rru koftlargti. Bashk me ty, edhe neve”, ka shkruar ndër të tjera Mirena.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i përgatitur për takimin e 18 marsit me Vuçiqin duke lexuar dokumentet e deritanishme si dhe duke lexuar literaturë për bisedime e negociata.

“Unë jam shumë aktiv tërë kohën sepse Qeveria e Kosovës i ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, por një pjesë të kohës, e krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deritanishme, por gjithashtu duke lexuar literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave, këtu më ndihmojnë shumë këshilltarët mi si kryeministër, por edhe këshilltarët e zv.kryeministrit Bislimit, i cili përveç se ka rolin për integrimet evropian, është edhe zv.kryeministër. Unë mendoj që flej mirë”, ka thënë ai pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.