Mirena: Festoni marrëveshjen e 2011’ës, por mos e ulni entuziazmin kur t’ua sjell Zajednicën dhe 24 hektarët e Manastirit të Deçanit

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.

Mirena ka sjellë dokumentin e marrëveshjes së arritur më 2011, kur edhe atëherë lejohej liria e lëvizjes për qytetarët e të dyja shteteve.

“Festojeni Marrëveshjen e 2011’tes, ama mos e ulni entuziazmin festiv edhe kur t’jau bjen Zajednicen”, ka shkruar Mirena.

“Gati e harrova, edhe 24 hektarët për Manastirin e Deçanit”, e përfundoi postimin Ilir Mirena

Pika e parë e këtij dokumenti të publikuar nga Mirena, thotë: “Qytetarët (me vendbanim të përhershëm) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës.”

Edhe sot, marrëveshja e dakorduar mes palëve parasheh të njëjtën gjë, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë të udhëtojnë në të dyja shtetet me letërnjoftimet e vendeve të tyre përkatëse.