Mirena: Fatkeqësisht për juve horra, nipa e mbesa jugosllavësh – UÇK është dhe mbetet përjetë historia e Kosovës

Gazetari Ilir Mirena, thotë se tubimi gjithëpopullorë i 2 prillit, në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë, i ka bashkuar – siç i quan ai – horrat, frikacakët, që u ka ikur çasti historik, nipa e mbesa jugosllavësh, serbofilë, kodoshë e prostituta publike për t’i bërë luftën rilindjes së akronimit më të shenjtë për shqiptarët të Kosovës’.

“Fatkeqësisht për juve, UÇK’ja, bashkë me ata që e krijuan dhe e udhëhoqën, mbesin të përjetshëm në historinë e Kosovës…”, shkruan Mirena.

Shkrimi i plotë:

Emri i UÇK ‘së, përkrahja mbarë popullore për ish-krerët e UÇK ’së që po gjykohen në Hage, tubimi më i madh në historinë e Kosovës, mbajtur më 2 prill, në mbështetje të tyre – i ka bashkuar të gjithë horrat, frikacakët që u ka ikur çasti historik, nipa e mbesa jugosllavësh, serbofilë, kodoshë e prostituta publike për t’i bërë luftën rilindjes së akronimit më të shenjtë për shqiptarët të Kosovës.

Të vetëdijshëm se kjo ishte protestë edhe kundër regjimit të çoroditur të Albin Kurtit, tash e disa ditë të tillët nuk po e fshehin panikun, mllefin dhe urrejtjen nëpër debate televizive dhe rrjete sociale.

Ju kuptojmë në vuajtjet tuaja, por s’mund t’ju ndihmojmë. Fatmirësisht jeni të përkohshëm. Si bërlloku që mblidhet për një far kohë skaj rruge, e kur shërbimet komunale e largojnë, harrohet që ishte aty. Njësoj, edhe ju. Mbeteni vetëm një episod i shëmtuar i përditshmërisë sonë.

Fatkeqësisht për juve, UÇK’ja, bashkë me ata që e krijuan dhe e udhëhoqën, mbesin të përjetshëm në historinë e Kosovës…