Mirena e quan Kurtin mashtrues: “E pat pru Kosovën buzë vëllavrasjes për Asociacionin”

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke e quajtur mashtrues.

Në një postim në Facebook, Mirena i ka dhënë të drejtë deputetes Ganimete Musliut dhe Sami Lushtakut, duke thënë se ata kanë të drejtë, pasi Kurti është mashtrues.

“Bash secili e di qe Albin Kurti e pat pru Kosovën buze momenteve vellavrasese me kundershtimin e dhunshem qe ai dhe partia e tij i benin Demarkacionit dhe Asociacionit. Sot, i njejti e ka kap fort stafeten e Zajednicës. Ato qe i tha deputetja Ganimete Musliu ka të drejtë. Ai eshte mashtrues. Edhe Sami Lushtaku ne postimin e tij ne Facebook, po ashtu ka te drejte,”- ka shkruar Mirena.

Më tej ai ka thënë se Kurti nuk duhet të lejohet që të krijojë amenzi kolektive.

“Paqja dhe pavarësia e Kosoves eshte kriju nga UÇK’ja dhe NATO. Anetaresimi i Kosovës në NATO duhet ta kete vulen e UÇK’se dhe jo mashtrimeve të Albinit,”- ka shkruar Mirena, ndërsa postimin e tij e ka përfunduar duke thënë: “Albin Kurti le te merret me Zajednicë, Kosova le te merret me Amerikë…”