Projektligji

Miratohet Projektligji për mbylljen e lojërave të fatit në Shqipëri e rrëzohet dekreti për Teatrin

Me 75 vota pro të mazhorancës Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot Projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

Ndërkaq, po me 75 vota pro Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.

Shumica rrëzoi më herët me 74 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për rishqyrtimin e Ligjit për Teatrin Kombëtar.