Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e një memorandumi të mirëkuptimit për “njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se me anë të kësaj marrëveshjeve synojnë të krijojnë “procedura efektive që qytetarët tanë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë mundësi që patent-shoferin e Republikës së Kosovës ta zëvendësojnë me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anasjelltas”.

Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar votuan unanimisht për miratimin e kësaj nisme.

BONUS VIDEO| “Zemër ke dështu!” – Rinia e LDK së me aksion simbolik, ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve