Miratohet në Kuvend: FSK do dërgohet në misione paqeruajtëse me ushtarët amerikanë

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione jashtë vendit.

Pro këtij vendimi kanë votuar 92 deputetë.

Ky vendim nënkupton që në bazë të ftesës së SHBA-ve, kontigjente të FSK-së do të dërgohen në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës, pra Ushtrinë Amerikane.

Në kuadër të së njëjtit,  FSK do të jap mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse për Ushtrinë Amerikane.

Deputetët njëzëri janë shprehur pro këtij vendimi duke thënë se kjo ditë historike është pritur që një kohë të gjatë për Ushtrinë e Kosovës.