Miratohet ligji për simbolet kombëtare në Mal të Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Qeveria malazeze dha pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, raporton vijesti.me.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar – shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.

Si stemë, shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “rreth flamurit të përbashkuar”.

Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar është caktuar si dita e festës kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi.

Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë gjersa Këshilli i Romëve në Mal të Zi, ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971.