Anton Quni

“Miqve kurrë mos t’ua mbyllim derën, këtë ia kemi borxh Adem Jasharit”, Quni “godet” Kurtin në seancën solemne

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se 5,6 dhe 7 Marsi janë ditët e shpërthimit të dritës për shqiptarët.

Ai duke folur në 26-vjetorin e Epopesë së UCK-së, ka thënë se këto ata janë të përjetshme “sepse krisma e pushkës së komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte pushka e mbrojtjes së pragut të shtëpisë”.

Nga kuvendi, Quni ka bërë thirrje që të ruhet miqtë ndërkombëtarë.

“Sot jemi të lirë dhe të pavarur, mirëpo na mbetet që të punojmë fort dhe ta zhvillojmë atdheun dhe të punojmë fort, ashtu siç e meriton, ta bëjmë ushtrinë tonë pjesë të NATO-s, Kosovën pjesë të BE-së, t’i ruajmë miqësitë e Kosovës, miqve kurrë mos t’ua mbyllim derën, armiqtë kurrë mos t’i lëmë të shkelin në pragun e shtëpisë. Këtë ia kemi borxh Adem Jasharit dhe Familjes Jashari”.

Ai ka theksuar se sakrifica e Jasharëve është shembuj i shembujve për botën dhe njerëzimin.