Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u paraqit në orët e vona të natës së sotme, një konferencë e jashtëzakonshme për media në Zubin Potok.
Ai tha se eksplozivi që shkaktoi shpërthimin, nuk është lehtë i gjindshëm në tregun e zi apo tregje tjera, dhe se mund të jetë i sjellur direkt nga stoqet e shtetit serb, shkruan Ballkani.info.
Sveçla e quajti akti terrorist shpërthimin në kanalin e Ibër Lepencit.
Ndryshe, ky shpërthim ka sjellur shqetësim tek qytetarët që janë vërsulur për t’u pajisur me ujë të pijshëm, pas thirrjes së KRU-Prishtina.
Lajme të tjera rreth ngjarjes, më poshtë:







