Ministrja Rizvanolli iu ikë gazetarëve, injoron pyetjen për shkarkimin e Nagip Krasniqit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së

Rizvanolli tha se murali e simbolizon të ardhmen evropiane dhe energjetike të Kosovës, teksa përmendi edhe vlerat evropiane të cilat, siç tha ajo, edhe Kosova i tregon

“Murali që po shohim sot simbolizon në mënyrë perfekte të ardhmen tonë evropiane energjetike. Në këtë ditë qe po shënojmë Dutën e Evropës, vlen të theksohet se Bashkimi Evropian me rastin e agresionit rus mbi Ukrainën, ka treguar një unitet dhe që plotësisht i jetëson vlerat mbi të cilat është themeluar, si paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha ajo

E pyetur nga Gazeta Insajderi se përse Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna por nuk është shkarkuar ministrja Rizvanolli shihet duke injoruar pyetjen dhe duke hyrë në veturë.