Ministrja Nagavci me mesataren e masterit 6.46 kërcënon mësimdhënësit me vlerësim të performancës

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka mirëpritur vendimin e SBASHK-ut për pezullimin e grevës dhe fillimin e procesit mësimor më 3 tetor.

Në një postim në Facebook, ajo ka ftuar të gjitha shkollat që ende nuk kanë shpërndarë tekstet mësimore për nxënësit, që këtë ta bëjnë të hënën në orën e parë të mësimit.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të marrin të gjitha masat që të hënën gjithçka të jetë gati për të filluar mësimin në shkolla e punën në çerdhe, pa asnjë pengesë.Ftojmë prindërit, mësuesit e udhëheqësit e shkollave për bashkëpunim të shtuar. Duhet të jemi unik në kryerjen e misionit fisnik për edukimin e arsimimin e fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo.

Për më tepër, ministrja Nagaci ka thënë se kalendari i vitit shkollor duhet të ndryshohet, andaj të hënën MASHTI do të formojë grupin punues për të rishikuar këtë udhëzim administrativ.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojnë punën me intensitet të shtuar në përmirësimin e legjislacionit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës dhe realizimin e shtesës së performancës.

“Do të vazhdojmë vizitat e takimet në komuna e shkolla për të dëgjuar e adresuar secilën brengë e ide të nxënëvse, mësuesve, prindërve e udhëheqësve thkollave.Një muaj i humbur i mësimit është një dëm i madh, andaj dhe puna e angazhimi i të gjithë neve për të përmirësuar këto humbje, duhet të jetë edhe më i madh”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci, e cila po kërkon vlerësimin e mësimdhënësve për performancën e tyre, e kishte përfunduar masterin me notën mestare 6.46.

Publikimi i diplomës së ministres, studimet e së cilës kishin zgjatur gati 10 vjet, nxiti shumë reagime si nga njohësit e arsimit edhe nga qytetarët e rëndomtë. /Demokracia.com/