Ministrja Nagavci kujton mjekun Rifat Lila: Gjakova humbi doktorin e devotshëm e profesionistë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kujtuar mjekun Rifat Lila i cili ka vdekur sot.

Ajo ka thënë se Gjakova ka humbur një doktor të devotshëm e profesionistë.

“Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Iku në amshim Dr. Primarius, Rifat Lila

Sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë. Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë. Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira.

Do të ruaj me respekt të veçantë kujtimin për profesionalizmin, mirësinë, thjeshtësinë e pozitivitetin e dr. Rifatit. Ngushëllimet më të sinqerta për Silvanën, Gretën e Gentin, për familjarët, miqtë e shumtë dhe gjithë bashkëqytetarët!

Pusho në paqe, Daja Rifat!