Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shënuar trevjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila shpreh cilësi të re në raportet politike të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, transmeton Ballkani.info.

“Kjo ishte një ditë e madhe për vendin tonë”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Ja postimi i Ministres Hoxha: “Para tri vitesh, Republika e Kosovës nënshkroi marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila shpreh cilësi të re në raportet politike të ndërsjella.

Kjo ishte një ditë e madhe për vendin tonë. Marrëveshja përcakton morinë e reformave të domosdoshme për zbatim, nëpërmjet mekanizmave dhe afatet zyrtare, duke e bërë Kosovën të gatshme për integrim në BE, me politika dhe standarde të njëjta.

MSA-ja mbulon të gjitha sferat e qeverisjes dhe ne me përkushtim, jemi duke jetësuar këtë proces, duke dhënë raporte të përditësuara me rekomandime për zbatimin sa më të shpejtë, për ta bërë vendin tonë, pjesë të vlerave të BE-së.”