Ministrja Hoxha e jep lajmin e dhimbshëm: Liberalizimi i vizave nuk është në rend dite

Disa shtete s’kanë vullnet politik Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian pritet të mblidhet më 6 dhe 7 dhjetor.

Por, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të jetë në rend dite në këtë mbledhje, që do të jetë e fundit këtë vit.

Lajmin e konfirmoi ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha. Tha se po të duan shtetet e mëdha brenda 24 orëve mund ta përfshijnë në rend dite këtë çështje, por vlerësoi se ka mungesë të vullnetit politik të këtyre shteteve. 21Media