Ministrja Haradinaj-Stublla: Do të kërkojmë edhe nga ndërmjetësuesi evropian angazhim serioz në njohjen e pesëshes së BE-së

Ministrja  Melizaj Haradinaj- Stublla dhe Minsitri Selim Selimi të AAK’së janë takuar sot me të derguarin presidencial për dialog, ambasadorin Richard Grenel, të cilin e kanë falenderuar për pëkrahjen e shtetit të tij.

Haradinaj- Stublla dhe Selimi patën një takim miqësor me Grenellin, pas një dite plot angazhime politike.

“E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtë lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Pas një dite plot ngjarje e zhvillime, bashkë me Ministrin Selim Selimi patëm takim miqësor me të deleguarin presidencial për dialog ambasadorin Richard Grenell.

E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtë lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit.

Tani me të drejtë – Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së. Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tonë.