Ministrja Hajdari ia huq keq në vendimet e saj të fundit, përmend gjëra që nuk ekzistojnë në Kosovë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka ndërmarrë vendim gjatë ditës së sotme për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës së 23 marsit, mirëpo në këtë vendim, figurojnë edhe porte e marina, përkundër se diçka e tillë nuk ekziston në Kosovë, duke pas parasysh që vendi ynë nuk është vend bregdetar, shkruan Gazeta Metro.

Ministrja Hajdari ka çuditur me vendimin e fundit, për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.

Ajo në vendimin e publikuar ka shkruar mes tjerash se ndalohen edhe ndërtimi i porteve, i porteve të rekreacionit e marinave.

Ministrja si duket ia ka huqur me ketë vendim, ose e ka marrë të gatsh nga shteti i Shqipërisë, duke pas parasysh që ne nuk jemi vend bregdetar.

Në vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës thuhet se ndalohet ‘ndërtimi i projekteve të ujit’ e klasifikuar me kodin 42.91.

Ndërsa u shtua se në ndërtimet e ndaluara përfshihen edhe ndërtimet e rrugëve të ujore, porteve, punimeve lumore, porteve të rekreacionit ( marina).