Fexhrie Salihu

Ministrja Hajdari e shpërblen kryesuesen e komisionit disiplinor, e emëron në një pozitë të rëndësishme në MINT (DOKUMENT)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka shpërblyer me pozitë të rëndësishme ish-kryesuesen e Komisionit Disiplinor në këtë ministri.

Fexhrie Salihu, ish-kryesueses e Komisioni Disiplinor në këtë ministri, wshtw është emëruar sot nga Hajdari zëvendësuese e Kryeinspektores së Inspektoratit të Tregut në MINT, shkruan Ballkani.info.

Fexhrie Salihu “kishte kryer favore” për Rozeta Hajdarin në këtë ministri.

Me vendim të Fexhrie Salihu nga puna jashtëligjshëm ishte shkarkuar nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqit. Përpos Krasniqit, Fexhrie Salihu, kundërligjshëm kishte shkarkuar edhe dy zyrtarë tjerë në MINT, Lulzim Sylën dhe Ermal Kutllovcin.

Lidhur me emërimin e Salihut në këtë pozitë ka reaguar Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit.

Ai ka thënë se Salihu ka marrë shpërblimin e saj për favoret që ia ka kryer ministres Hajdari.

Vendimi