Ministrja gjermane tregon arsyen pse Gjermania po e mbështet Kosovën për anëtarësim në KiE

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Gjermania e mbështet Kosovën në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes së Këshillit të Evropës.

Baerbock në takimin e së premtes të Komiteti të Ministrave të Këshillit të Evropës, ka thënë se vizita e saj në Ballkanin Perëndimor e bëri të qartë se duhet të intensifikohet bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor.

Kështu, ajo ka thënë se kjo është arsyeja pse Gjermania mbështet Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

“Vizita ime në Ballkanin Perëndimor më bëri të qartë – Ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim Kosovën në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes së Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës sot ka mbajtur takimin e radhës, por aplikimi i Kosovës nuk ka qenë në agjendë.

Kosova, ditë më parë aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ky proces mund të zgjasë, por ajo shtoi se vendi ynë ka hyrë i përgatitur në këtë rrugë.