Ministrja e Jashtme i shkruan letër zyrtare kompanisë Apple, kërkon njohjen e kufijve të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka kërkuar nga kompania Apple të  kthejnë në hartë shtetin e Kosovës.

Haradinaj- Stublla, i ka shkruar letër zyrtare drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook. Ajo ka kërkuar që të marrin hapa për të paraqitur saktë kufijtë e Kosovës në hartë.

“Më 23 korrik, i kam shkruar një letër zyrtare  drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, që të  ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të paraqitur saktë kufijtë e njohur  ndërkombëtarisht të Kosovës në Shërbimin e AppleMaps. Pritet veprimi i duhur” ka shkruar Hardinaj në Twitter.