Ministrja e Drejtësisë mbështet fuqishëm koordinimin e Kusarit në emër të Kurtit me superkriminelin dhe ‘non gratan’ e ShBA-së, Milan Radojçiqin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pasi Nacionale publikoi përgjimet e bisedës së saj me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Ministrja Haxhiu ka pretenduar se komunikimi është prerë, redaktuar e montuar, përkundër që gazetari Berat Buzhala disa herë e demantoi një gjë të tillë.

“Së pari, znj.Kusari-Lila e ka sqaruar edhe mbrëpë në tërësi tendencën për të shpërfaqur të deformuar një komunikim që ishte i prerë, i redaktuar, dhe i montuar sipas tendencave të tyre. Ju duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, por fatkeqësisht në mënyrën më të keqe. Në vend që të përfaqësojë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, Lista Serbe që u themelu nga partitë opozitare sot, që ishin në pushtet dikur, i bindet Vuçiqit dhe merret me shantazhe, kërcënime, presione.” – u shpreh ajo në një konferencë për media.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, zyrtarja e lartë e VV-së pretendoi se efekti i këtyre publikimeve ka qenë zero dhe se “Kusari-Lila nuk shantazhohet”.

“Ato që janë publikuar, janë publikuar për një arsye të vetme, vetëm sepse efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur ta shantazhojë e t’i bëjë presion shefes së deputetëve, pot ë shkonin përpara kërkesat, ato nuk do të publikoheshin.” – deklaroi ajo.

Me tone pak më të larta, Haxhiu i tha gazetarit tonë “besoj e more përgjigjen”, derisa fliste se për Milan Radojiçiq, me të cilin bisedoi Kusari-Lila, ka urdhërarrest.

“Situata apo dëshmia më e mirë për këtë është që prej kohës kur është bërë ky inicizm, kemi një sërë veprishmesh që reflektojnë sundimin e ligjit. Shpallja në kërkim e Radojiçiq, kur ne ishim në opozitë, urdhërarresti ishte tërhequr, s’i dijmë arsyet, s’i kuptuam asnjëherë, ndoshta duhet të pyetet Prokuroria Speciale, ai ka urdhërarrest, si kriminel nuk guxon të hyjë në Kosovë, sepse po të hyjë, do të përballet me drejtësinë, besoj e more përgjigjen.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo tha se nuk ka pasur komunikim me Kusari-Lilën, duke u shprehur si vijon: “Nuk ka pasur asnjëherë diskutim mes meje, kryeministrit, apo ministrit Sveçla me shefen e grupit tonë parlamentar, sepse ajo nuk do ta bënte kurrë. Pavarësisht se doni të hidhni hi, përgjigja është jo, ndoshta do të donit të ishte po”.

Përgjimet

Nacionale para dy ditësh publikoi përgjimin e parë të bisedës Kusari-Simiq. Në mënyrë të qartë kjo e para e pranonte se kishte komunikuar me të dyshuarin për krime të ndryshme Millan Radojiçiqin.

Dje ndërkaq, u publikua edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Gazetari Berat Buzhala ka treguar se si në këtë përgjim Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.

Në pjesën në vazhdim, me tone dashamirëse, Mimoza e VV-së me Sllavkon e Srpskas flasin edhe për gjëra tjera.

Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin ia lexon Simiqi, Kusarit.. Radojiçiqi i thotë Kusarit se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

Dhe derisa Radojiçiqi po vazhdonte të ankohej para shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga shteti i Kosovës, në një moment ia thotë edhe kjo fjalë në mesazh:

“Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejtë – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.

Kusari më pas interesohet se për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

Nacionale do të publikojë edhe një përgjim tjetër të komunikimit mes Kusarit dhe Simiqit gjatë ditës së sotme.