“Ministrja bukuroshe lidhje familjare me presidentin Meta”, Kryemadhi nuk përmbahet ndaj Gjonajt: Halabake!

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i bëri thirrje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të jepte dorëheqje pasi kishte shkelur procedurat për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe se do te depozitonte nje kallezim per te, e ashpër ka qenë në deklaratën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një takim me strukturat në Shkodër, Kryemadhi, teksa konfirmoi lidhjen familjare mes presidentit Meta dhe Gjonajt, tha se ‘ministrja bukuroshe’ ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me falsifikimet e protokollit.

“Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim. Ndërton jetën dhe të ardhmen e saj mbi fatin e fëmijëve të shqiptarëve. Siç ka vjedhur protokollin, ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve.
Siç merr guximin një halabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit, që është i shenjtë, kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni, ju kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, paratë e të persekutuarve politikë, ky person nuk e ka problem, siç falsifikoi procesverbalin e Lazer Saitit, po kështu kjo falsifikon provat e vrasësve dhe kriminalëve, iu heq shenjat e gishtërinjve të atyre dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë. Kjo halabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën, por kur arrin guximi të falsifikojë të drejtën e Presidentit, mendoni çfarë mund të bëjë ajo ndaj qytetarëve, me fatin dhe jetën e tyre.”, tha Kryemadhi.