Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka zgjedhur të folur për diçka tjetër, e jo për sistemin e drejtësisë në vend.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka folur për Manifestan, ku thotë se ajo vendosi në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve.

Postimi i saj:

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, për 100 ditë në Prishtinë dhuroi qytetarëve e vizitorëve, aktivitete të bukura artistike, me kultura të ndryshme nga mbarë bota, shpeshherë magjepse, e pasuruar me shpirtin rinor që mbanë kryeqyteti jonë.

Manifesta14, në botën e artit, vendosi në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve.