Kompania “Spitex Kosova” ia ka dhuruar 40.000 maska kirurgjikale Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që ajo të ndihmohet në masat për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë dhe të shërbimeve të tjera, të cilat janë duke kontribuar së bashku në menaxhimin e situatës rreth Koronavirusit Covid-19, është bërë e ditur përmes një njoftimi të kësaj kompanie.

Ato, në emër të kompanisë, Ministrisë së Shëndetësia ia ka dorëzuar drejtori i Spitex Kosova, z. Dukagjin Hysa.

“MSh shpreh falënderimin e saj për këtë kontribut për kompaninë në fjalë, i cili do të ndihmojë që sa më shumë persona të pajisen me maska mbrojtëse gjatë zbatimit të aktiviteteve për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Koronavirus Covid-19 dhe për kontribuuesit e tjerë të cilët në këtë situatë të ndjeshme, po kontribuojnë në ballafaqimin së bashku kundër Covid-19”, shkruan në njoftim.