Ministria ua ndaloi punëtorëve postimet në rrjete sociale, Alaj: Nuk e cenon lirinë e shprehjes

Zëvendëssekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, ka thënë se duhet të ketë një kod të etikës brenda institucioneve.

Rrjedhimisht kjo ministri sot ka marrë vendim që gjithë stafit civilë që punon aty t’i ndalohet shprehja e opinioneve politike në rrjete sociale.

“Është informatë qarkore brenda MRKS. Kemi shumë institucione vartëse dhe shumë aktivitete. Marrëdhënia jona me publikun ka të bëjë me përditshmëri. Që të mos kemi atakime, që mund të adresohen tek institucioni ynë është përcjell një qarkore lidhur me paanshmërinë e zyrtarëve publikë”, ka thënë Alaj.

“Ata janë zyrtarë edhe jashtë orarit të punës dhe qëllimi është që shteti, Qeveria të ketë zyrtarë kredibilë që në rend të parë e kanë detyrën zyrtare dhe obligimet ligjore”.

“Nuk ka pasë tendence që ta ndalojmë dikujt që ta mbështes një parti politike. Nuk e cenon lirinë e shprehjes, por ofendimet që mund të adresohen në një subjekt apo person”.

Ai është shprehur se veprimi i sotëm është paralajmërim se deri në ç’masë mund të shkojnë punonjësit e ministrisë për të dhënë opinione politike.