Ministria e Shëndetësisë konfirmon se sot nuk ka pasur të vdekur nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, e ka mohuar lajmin se dy persona kanë vdekur sot nga Coronavirusi në Kosovë.

Hoti ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë.

“Nuk është i vërtetë lajmi për vdekjen e dy personave në Klinikën Infektive”, ka thënë Hoti.

Gjatë ditës së sotme në disa media është raportuar se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy persona, të prekur nga Covid-19, duke e çuar në 33 numrin e viktimave.

Ndërkohë që numri i viktimave nga COVID-19 është 31.