Ministria e Rozeta Hajdarit ia uron zyrtarisht ditëlindjen djalit të Armend Mujës

Djali i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Amend Muja feston sot ditëlindjen e shtatë.

Muja për të ia uruar të birit 7 vjetorin ka postuar një fotografi familjare me mbishkrimin “Shtatë 7 vjet për ty, djalë i dashur Darsi❤️”.

Deri këtu gjithçka në rregull. Por, ajo që ka habitur të gjithë është se nga faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë dikush ia ka uruar ditëlindjen të birit, shkruan Demokracia.com.

“shumë urime”, thuhet në urimin nga faqja zyrtare e ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Përveç keqpërdorimit të faqes zyrtare të ministrisë për të uruar ditëlindjen e djalit të Mujës, edhe fjalia është shkruar me gabime gjuhësore. Kjo fjali nis me shkronjë të vogël.