Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se e ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë për të vlerësuar sigurinë fizike të informacioneve dhe të përkrahë masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në këtë ministri.
Në njoftim thuhet se janë gjetur shumë parregullësi sa i përket sigurisë së informacioneve nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e MPJD-së.
“Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.






