Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Komunës së Deçanit ka nënshkruar një aneks marrëveshje për bashkëfinancim e Projektit të Rregullimit të shtratit të lumit Lumbardh në Deçan.
Aliu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh do të mbështes këtë projekt me 900 mijë euro.
“inistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm, në vlerë prej 900,000.00€ mijë euro, i cili projekt përfaqëson një investim drejt promovimit të mbrojtjes së trashëgimisë së vlerave natyrore dhe të ardhmes tonë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
900,000.00€ për Rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit
➤ Në Deçan, bashkë me zv.Ministrin Jeton T. Raka, takuam kryetarin e komunës, z. Bashkim Ramosaj, me të cilin nënshkruam aneks marrëveshjen për bashkëfinancimin e Projektit të Rregullimit të shtratit të lumit Lumbardh në Deçan.
➤ Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm, në vlerë prej 900,000.00€ mijë euro, i cili projekt përfaqëson një investim drejt promovimit të mbrojtjes së trashëgimisë së vlerave natyrore dhe të ardhmes tonë.
VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend







