Serbia është në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor vendi më i volitshëm për ndikimin rus, ndërsa para ardhjes së Partisë Përparimtare Serbe në krye me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në vitin 2012, lidhjet bilaterale në mes të Serbisë dhe Rusisë në fushën ushtarake ka qenë në nivelin shumë më të ulët, pretendohet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Në raport janë analizuar marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pas vitit 2012, Partia Përparimtare Serbe ka ndërmarrë hapa në mënyrë që të rrisë bashkëpunimin me Rusinë”, shkruan në raport dhe shtohet se ky bashkëpunim ka rezultuar me nënshkrimin e kontratës mbi bashkëpunimin strategjik në nëntor të vitit 2013, si dhe vetëm Serbia është prej vendeve të Ballkanit Perëndimor e cila ka kontrata të nënshkruara me Rusinë në fushën e sigurisë.

Raportohet se vetëm Serbia merr pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Rusinë, së paku dy herë në vit prej vitit 2014, si dhe në mënyrë të vazhdueshme blen pajisje ushtarake prej saj. Në raport pretendohet se Rusia ka filluar të tregojë interesim për zhvillim të bashkëpunimit ushtarak me Serbinë në mënyrë që ta përballojë izolimin ndërkombëtar i cili pasoi pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Dokumenti thekson se Kosova nuk bashkëpunon me Rusinë në çështjet e sigurisë. Iniciativa e Kosovës ta zhvillojë sistemin e qëndrueshëm dhe dëshira ta nënshkruaj planin aksional për anëtarësim në NATO, e kufizon Rusinë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, shkruan në raport