Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs pune për kuzhinierë.
Sipas njoftimit në Facebook, kjo Ministri ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinierë, 42 shpërndarës ushqimi, 16 pastrues të enëve. Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.10.2024.
Ky konkurs vjen pas debatit të ditëve të fundit rreth ushqimit në FSK.
Lidhur me këtë temë, të hënën ka pasur edhe debat parlamentar në të cilin nuk mori pjesë VV-ja.
Në seancën e djeshme, opozita ka kritikuar qeverinë për gjendjen e bukës në FSK.







