Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë rreth kërkesës për kthimin e një pjese të forcave të saj në territorin e Kosovës.

Mirëpo, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë përmes një njoftimi për media vetëm ka treguar se kanë pranuar një përgjigje, por nuk kanë treguar se çfarë përgjigje kanë pranuar nga KFOR-i.

Sipas njoftimit thuhet se këtë përgjigje e kanë marrë në orën 19:00 të premten.

Tutje thuhet se ministria e Mbrojtjes së Serbisë e ka dërguar dokumentin e pranuar nga KFOR-i në Kabinetin e Presidentit serb për ta njoftuar me përgjigjen e KFOR-it.“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”.