Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe gazetarëve nga protestat në veri të Kosovës.

“Akte të tilla të tmerrshme dhune janë krejtësisht të papranueshme dhe dëmtojnë seriozisht besueshmërinë e të gjitha qëllimeve të mira për normalizim”.

“U bëjmë thirrje urgjentisht të gjitha palëve që të depërshkallëzojnë situatën”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme austriake.

We strongly condemn the violent attacks on @NATO_KFOR, @EULEXKosovo & journalists in #Kosovo. Such appalling acts of violence are completely unacceptable and do serious harm to the credibility of all good intentions for normalisation.
We urgently call on all sides to deescalate!

— MFA Austria (@MFA_Austria) May 29, 2023