Ministria e Infrastrukturës merr vendim që ta heqë homologimin për veturat e reja që vijnë nga BE-ja

Nga sot qytetarët e Kosovës mund të blejnë vetura të reja nga vendet e BE-së dhe nuk do të kenë nevojë që të paguajnë homologimin tek kompania “EuroLab” që deri sot ka pasur monopolin në këtë fushë. Për këtë ka pasur kundërshtime të shumta.

Bashkimi Evropian ka përkrahur lajmin për largimin e homologimit për vetura të reja, por gjithsesi ka kërkuar që kësaj pune të i shkohet deri në fund dhe të largohet obligimi për homologim edhe për veturat e përdorura që vijnë nga vendet anëtare të bllokut.

“Bashkimin Evropian në Kosovë mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për veturat e reja të importuara nga tregjet e BE-së si hap të rëndësishëm për të hequr barrierat për të tregtuar atë që është në mirë të konsumatorëve kosovarë. Ne presim që hap i njëjtë të aplikohet edhe për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet BE-së, përfshirë automjetet e dorës së dytë (të përdorura)”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë. /Ballkani.info/

loading…