Ministria e Financave tregon se deri kur mund të paraqiten pensionistët për verifikim

Rikujtim lidhur me paraqitjen fizike të përfituesve të skemave pensionale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributeve, se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve do të përfundojë më datën 12 gusht, në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij departamenti (për personat me probleme shëndetësore).

“Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda gjashtë muajve të fundit të këtij viti pranë departamentit të pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.