Ministria e Ekonomisë me subvencionim për pajisjet efiçiente, Rizvanolli tregon se cilat kategori do të kenë përparësi

Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrje për mbështetje të qytetarëve në përballjen me krizën energjetike.

Kjo mbështetje do të bëhet në varësi të pajisjeve efiçiente dhe ekonomike që blehen.

Lidhur me këtë, ministrja e këtij dikasteri, Artane Rizvanolli, njoftoi se përparësi do të kenë qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria 1 dhe 2), si dhe nënat vetushqyese.

Ky është njoftimi i plotë i Rizvanollit:

Sot Ministria e Ekonomisë kemi hapur thirrje të re për të mbështetur qytetarët e vendit për përballje me krizën energjetike evropiane, në veçanti qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II) dhe nënat vetushqyese, për blerje të pajisjeve efiçiente e ekonomike.

Pajisjet që do të subvencionohen janë:

Pompat termike:

30% deri në 2500.00 €

Pompat termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicionerët/ klimat efiçiente):

Për qytetarët në mbështetje të skemës sociale dhe nënat vetushqyese – 60% deri në 550.00 €

Për qytetarët tjerë – 40% deri në 400.00 €

Kaldajat me biomasë (dru, pelet, briket):

70% deri në 1200.00 €

Stufat individuale me biomasë:

Për qytetarët në mbështetje të skemës sociale dhe nënat vetushqyese – 90% deri në 560.00 €

Për qytetarët tjerë – 70% deri në 435.00 €

Thirrja do të jetë e hapur deri më 25 Nëntor 2022