Ligji i ri që ka nisur Qeveria Kurti, pos që pritet të hetojë pasurinë e njerëzve të pozitave publike e politikanëve që nga viti 1999,  do të përfshijë edhe hetimin e familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Tashmë pas marrjes së pushtetit se a mund të përdoret ndaj opozitës pasi të votohet në Kuvendin e Kosovë, zv\ministri i drejtësisë Blerim Sallahu, ka dhënë një lloj garancioni se nuk do të përdoret si revanash politik.

“Jo, ju garantoj sa jam unë këtu në Ministrinë e Drejtësisë me grupin punues nuk do të jetë as presekutim as hakmarrje ndaj asnjë individit. Nuk kemi ardh në pushtet me këto pretendime do të formojë një ligj, do të ketë kontroll të brendshëm dhe të jashtme, do të formohen mekanzima ligjore. Brenda funksionimit të asaj agjenci do të krijohen edhe tek dispozitat e tjera, brenda atij ligjit do të kontrollohen rreptësisht vendimet e Gjykatës”, ka thënë Sallahu.

Arben Ratkoceri, gazetar që punon në Maqedoninë e Veriut, tregon që një ligj i ngjashëm u përdor për hakmarrje ndaj oponentëve politik.

“Marrjen e pasurisë pra paralelisht me ligji me konfiskimeve është i sofistikuar në pikëpamje jurdike në mbulim mirëpo me e keqja që ka ndodhur në Maqedoni është tek hakmarrja kryesisht te përndrekja politkek e oponentëve të caktuar dhe do të thotë është zbatuar si shumë ligje  që zbatohen në Maqedoni në mënyrë selektive”, ka thënë Ratkoceri.