Dokument

Ministria e Donika Gërvallës planifikon disa ndryshime në objekt, shpall tender në vlerë gati gjysmë milion euro

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur tender për të bërë disa ndryshime në objektin e saj. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është gati gjysmë milioni euro.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në e-prokurim, me këtë kontratë parashihet riorganizimi i hyrjes në MPJD, ndarja e hyrjes protokolare, rregullimi i oborrit dhe fasadimi i objektit.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 120-150 ditë.

Kompanitë e interesuara kanë kohë t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 28 shkurt, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

 “Një vizitë në vendpunishte JO OBLIGATIVE do të jetë më datë 16.02.2024 nga ora 10:00 deri në 11:00”, thuhet në fund të njoftimit.

BONUS VIDEO: Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën, shkollat në kryeqytet i mbulon bërlloku