Ministria e Arsimit Sporteve dhe Rinisë sqaron se viti shkollor në Shqipëri nuk fillon më 31 gusht por më 14 shtator ashtu siç është parashikuar.

Sipas ministrisë më 31 gusht do të shkojnë në shkolla vetëm nxënësit e klasave 1-5 që nuk ka pasur akses në mësimin online.

“Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor nuk fillon më 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar. Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020″

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.